Si të ndërtoni qëndrueshmëri fizike për zemër dhe muskuj më të fortë?

Si të ndërtoni qëndrueshmëri fizike për zemër dhe muskuj më të fortë?

Kur nuk keni energji për aktiviteteve të përditshme, madje edhe për një ore palestër, ju mund të fajësoni një natë të keqe gjumi ose stresin. Ndërsa këto janë sigurisht variabla që mund të shkarkojnë baterinë tuaj, ka diçka tjetër që duhet të keni parasysh: qëndrueshmërinë tuaj fizike.

Si të ndërtoni qëndrueshmëri fizke?

Nëse doni të ndërtoni qëndrueshmëri fizike, është koha për të lëvizur. Ndërtimi i qëndrueshmërisë kardiovaskulare kërkon kryerjen e aktivitetit kardiovaskular ose aerobik (si ecja, vrapimi, noti ose çiklizmi), por mënyra se si e bëni atë aktivitet ka rëndësi, ku hyn në lojë një parim i quajtur “përshtatje specifike ndaj kërkesave të imponuara” (SAID). Parimi i SAID-it thotë se organi do t’i përshtatet kërkesave specifike që i imponohen, shkruan Real Simple.

Për ta realizuar këtë, ekzistojnë tre variabla kryesore me të cilat mund të luani:

-Frekuenca (sa shpesh ushtroni),

-Intensiteti (sa fort ushtroni),

-Kohëzgjatja (për sa kohë ju ushtroni).

Pavarësisht nëse stërviteni për qëndrueshmëri kardiovaskulare ose muskulore, ose të dyja, është e rëndësishme që vërtet të sfidoni trupin tuaj dhe të sinjalizoni nevojën që trupi juaj të përshtatet (të bëhet më i fortë dhe të jetë në gjendje të përballojë atë peshë dhe/ose aktivitet për më gjatë ).

COMMENTS