Studimi: Rrjetet sociale konsiderohen si ‘vrasje e kohës’

Studimi: Rrjetet sociale konsiderohen si ‘vrasje e kohës’

Sipas një studimi shkencorë rrjetet sociale konsiderohen si ‘vrasje e kohës’.

Gjithashtu studimi shkencorë konfirmon se rrjetet sociale mund të përkeqësojë ndjenjën e mërzisë, në vend që ta lehtësojë atë.

“Studimi ynë tregon se ndërsa njerëzit hidhen nga video në video për të shmangur mërzinë, ata bëhen gjithnjë e më të mërzitur”, tha autorja e studimit Dr. Kathy Tam, një studiuese postdoktorale në psikologji në Universitetin e Torontos.

“Ai gjithashtu e bën përvojën më pak të kënaqshme dhe më pak kuptimplotë sepse kërkon më pak përfshirje”, shtoi ajo.

Me bollëkun e burimeve argëtuese të disponueshme për njerëzit modernë, mund të supozohet se njerëzit janë më të animuar se kurrë më parë, por hulumtimi ka treguar se nga viti 2008 deri në vitin 2020 veçanërisht të rinjtë janë gjithnjë e më të mërzitur.