Ferrari paralajmëron rivalët: Arritëm të zgjidhim shumicën e problemeve që kishim

Ferrari paralajmëron rivalët: Arritëm të zgjidhim shumicën e problemeve që kishim

Perdja është ngritur zyrtarisht për sezonin e ri të Ferrari, i cili prezantoi SF-24 të ri për të gjithë botën me një video të shkurtër. Më pas, pilotët bënë disa kilometra në Fiorano prë “filmin day” dhe së fundi është radha e drejtorit sportive Frederic Vasseur të zbulojë makinën e re.

Francezi, gjatë konferencës për shtyp të mbajtur në Maranello, u ndal në aspekte të ndryshme në të cilat do të fokusohet Ferrari në kampionatin e ardhshëm, të cilit i afrohet me optimizëm:

“Me sa pamë në simulator, arritëm të zgjidhim shumicën e problemeve që kishim”.

“Vitin e kaluar identifikuam se çfarë nuk shkonte dhe bëmë përmirësime në këtë drejtim. 2024 nuk do të jetë një vit tranzicioni, por një sezon i rëndësishëm për ne dhe unë jam i fokusuar në këtë. Unë besoj se mënyra më e mirë për t’u përgatitur për këtë sezon është të presim me padurim testet e [ara pa menduar në asnjë mënyrë për vitin 2025”, tha Vasseur.

Megjithatë, viti 2025 nuk do të shohë më prezencën e Carlos Sainz në ekip, falë ardhjes së Lewis Hamilton të zyrtarizuar tashmë nga skuadra italiane. Para këtij njoftimi, skuadra kishte përfunduar rinovimin e kontratës së Charles Leclerc. Një çështje, ajo e pilotëve, e cila ndjehet thellë nga drejtori i ekipit.

“Negociatat me Charles ishin më të drejtpërdrejta dhe të thjeshta, sepse ai ka vite që është pjesë e familjes Ferrari. Ne kemi një marrëdhënie të mirë me të dhe dimë se cilat janë cilësitë e tij. Unë nuk i kërkoj Carlos dhe Charles të jenë miqtë më të mirë në botë, të punojnë në interes të Ferrarit në mënyrën më të mirë dhe në mënyrën e duhur”, tha Vasseur.