Fjale te urta per Shkencen dhe Dijen

Fjale te urta per Shkencen dhe Dijen

#1. Aftësi është të njohësh të panjohurën. – Thënie anonime

#2. Ajo që dimë është e kufizuar, kurse ajo që nuk dimë është
e pafund. – P Lapla

#3. Asgjë më shumë nuk e lind dyshimin se kur dimë pak për
një gjë. – F Bekon

#4. Askush nuk mund të dijë gjithçka, por është turp dhe e
dënueshme ta heqësh veten sikur di atë që nuk e di. – L. Tolstoi

#5. Asnjëherë mos ki turp të pyesësh për atë gjë që nuk e di. – Thënie arabe

#6. Asnjëherë mos mendoni se dini tashmë gjithçka. Sado lart që t’ju çmojnë, gjithmonë kini guximin të thoni për veten: jam i paditur. – I. Pavllov

#7. Asnjeri nuk mund të bëjë më shumë se sa di. Asnjeri nuk di
më shumë se sa mund të bëjë. – R. Shuman

#8. Arritja e fundit e diturisë është pranimi se shpirti nuk mund
të njihet. E fshehta e fundme ndodhet tek ne. – O. Uajld

#9. Detyra e shkencës është t’u shërbejë njerëzve. – L. Tolstoi

#10. Dëshira e vërtetë, djersa, mundi e kujdesi janë gjërat me
anën e të cilave një njeri bëhet i ditur. – Gj. Qiriazi

#11. Di shumë, por dua t’i di të gjitha. – R. Vagner

#12. Dija e vërtetë nuk përbëhet nga njohja me faktet, që e bëjnë njeriun vetëm pedant, por nga përdorimi i fakteve, që e bën njeriun filozof. – H. Babel

#13. Dija është mjet dhe jo qëllim. Mund të dish shumë dhe të
mos dish atë që duhet ditur. – L. Tolstoi

#14. Dija të ngjall dashurinë: sa më shumë të njihesh me
shkencën, aq më shumë e do atë. – N. Çernishevski

#15. Dijetari e di se shkenca nuk mund të jetë fajtore. Fajtorë janë vetëm ata njerëz, që i përdorin për keq arritjet e saj. – F. Zholio-Kyri

#16. Dijetar i përdhosur është një gjarpër me kokë të stolisur me diamant. -S. Frashëri

#17. Dituria bën dy rrugë me të njëjtën rrugë. – Thënie arabe

#18. Dituria është dituri kur është frut i përpjekjeve krijuese të
mendimit dhe jo frut i kujtesës. – L. Tolstoi

#19. Duhet të mësosh shumë që ta kuptosh se di pak. – M. Montenj

#20. Dyshimi është çlodhje e intelektit. – M. Montenj

#21. Dyshimi është mësimi më i çmuar i shkencës së vërtetë. – N. Tesla

#22. Dhe dritë e diturisë përpara do të na shpjerë. – N. Frashëri

#23. Dhurata më e mrekullueshme e natyrës është gëzimi për të parë e për të kuptuar. – A. Ajnshtajn

#24. Edhe kur di shumë, vertet nuk di. – J. Kenko

#25. Është e drejtë ta quash krijues të një ideje shkencore atë që jo vetëm ka pranuar anën filozofike të idesë, por edhe anën reale, atë që ka ditur ta ndriçojë çështjen në një mënyrë të tillë që kushdo mund të bindet se ka të drejtë dhe kështu e ka bërë idenë pronë të të gjithëve. – D. Mendelejev

#26. Fara e mbjellë nga shkencëtari rritet për t’u korrur nga populli. – D. Mendelejev

#27. Filozof i vërtetë është ai që zotëron pa lëvduar atë urtësi,
me të cilën lëvdohen të tjerët, pa e zotëruar – Zh. Dalamber

#28. Fitorja mbi frikën është fillimi i diturisë. – B. Rasell

#29. Gjëja më e kuptueshme në botë është se bota është e kuptueshme. – A. Ajnshtajn

#30. Historinë e bëjnë popujt… dhe e skalit shkenca… – O. Paskali

#31. I dituri çdo gjë e kërkon te vetja, i padituri tek të tjeret. – Thënie anonime

#32. I dituri nga i padituri dallon si i gjalli nga i vdekuri. – Aristoteli

#33. I dituri që nuk krijon, është si reja që shi nuk lëshon. – Thënie arabe

#34. I padituri habitet që sendet janë të tilla siç janë dhe kjo habi është fillimi i dijes, i urti përkundrazi, do të habitej në rast se sendet do të ishin ndryshe dhe jo të tilla siç i njeh ai. – Aristoteli

#35. Ilaçi i vetëm kundër besëtytnisë është dija, asgjë tjetër nuk mund ta shlyejë këtë njollë murtaje nga mendja njerëzore. – K. Boki

#36. Jo sallat prej mermeri, por mendja dhe shpirti i shkencëtarit
krijojnë madhështinë e tij. – A Fleming

#37. Kënaqësia e trupit është shëndeti, kënaqësia e mendjes është dija. -Talesi

#38. Kush e mëson shkencën dhe nuk e shfrytëzon, është si ai që lëron por nuk mbjell. – Saadi

#39. Kushdo që studion historinë e fatkeqësive të popujve, bindet se pjesa më e madhe e tyre ka ardhur nga padituria. – K. Helveci

#40. Liria e vërtetë është njohja. – V Gëte

#41. Mendimi është kudo dhe në çdo gjë, madje edhe në plasat
e gurit do të lexoni, mjaft që të doni. – M. Gorki

#42. Mendjet e fuqishme dallohen pikërisht nga ajo forcë e brendshme, që u jep mundësi të mos u nënshtrohen pikëpamjeve e sistemeve të gatshme dhe që të ndërtojnë vetë pikëpamjet e përfundimet e tyre mbi bazën e përshtypjeve të gjalla. Ato asgjë nuk e hedhin poshtë që në fillim, por nuk ndalen asgjëkundi, gjithçka e marrin dhe e përpunojnë sipas mënyrës së vet. – N. Dobrolubov

#43. Më mirë të dish mirë një gjë, se sa të dish keq shumë gjëra. – Thënie latine

#44. Më shumë na pengojnë jo ato gjëra që s’i njoim fare, por ato që i njohim pak dhe në mënyrë të njëanshme, të veçuara, të pavarura nga njëra-tjetra dhe madje të gabuara. – A. Hercen

#45. Mjafton pak dituri të fshehësh para të tjerëve paditurinë. – M. Eshenbah

#46. Misteri i vërtetë i botës është e dukshmja, jo e padukshmja. – O. Uajld

#47. Në jetë udhëheqësi më besnik është shkenca. – M. Q. Ataturku

#48. Në qoftë se nevoja është nëna e shpikjeve, shkenca dhe
puna janë babai i tyre. – S. Frashëri

#49. Në të vërtetë, shkenca për njeriun është të dallojë atë që di
nga ajo që nuk di. – S. Frashëri

#50. Nëse dëshira zbukuron gjithë gjërat mbi të cilat shtrihet,
dëshira për të panjohurën zbukuron gjithë universin. – A. Frans

#51. Nëse ka dy filozofë që nuk gabojnë, njëri nga këta është
eksperienca. – S. Frashëri

#52. Nëse mendon se me mjekër je i ditur në jetë, atëherë cjapi
mjekërosh është dijetari i vërtetë. – Lukiani

#53. Nga të gjitha punët mendore, më e dobishmja është
historia. – Salusti

#54. Nuk është filozof ai që ka një farë filozofie në kokë po qe se nuk ka edhe në zemër. – A. Grof

#55. Nuk ka forcë më të madhe se dija; njeriu që armatoset me dituri është i pamposhtur. – M. Gorki

#56. Nuk ka gjë më të tmerrshme se sa padituria vepruese. – V Gëte

#57. Nuk mund të gjuash në bulevard; zbulimet e deritanishme janë bërë nga ata që shëtisin nëpër rrugët e ngushta të diturisë e të shkencës. – S. Frashëri

#58. Nuk të fisnikërojnë dijet, por dashuria dhe synimi drejt së
vërtetës, që zgjohen te njeriu atëherë kur ai nis të fitojë dije. – D. Pisarev

#59. Njeriu duhet të besojë se ajo që është e pakuptueshme mund të kuptohet, përndryshe ai nuk do të mendonte për të. – V Gëte

#60. Njeriu mund të mësojë shkencën, sepse njerëzit s’kanë armë më të fortë dhe më ngadhënjimtare se shkenca. – M. Gorki

#61. Njeriu ka frikë vetëm nga ajo që nuk di, me dije mposhtet
çdo frikë. – V Belinski

#62. Një nga fatkeqësitë më të mëdha të qytetërimit është budallai i ditur – K. Çapek

#63. Njohuritë e drejta kanë lindur nga përvoja e thjeshtë dhe e pastër, e cila është mësuesi i vërtetë. – L. da Vinçi

#64. Pa pasur dituri, njeriu nuk quhet njeri. – N. Frashëri

#65. Pa shkencë,e pa art, njeriu nuk do të ishte ai që është sot. – A. Tolstoi

#66. Padituria nuk është argument. – B. Spinoza

#67. Padituria është më e keqe se nata e errët. – Thënie afrikane

#68. Padituria është nata e mendjes, një natë pa hënë e pa yje. – Ciceroni

#69. Padituria është shkretëtirë në kokën e njeriut. – Anonime

#70. Padituria është shoku më i keq. – Thënie arabe

#71. Padituria gjithmonë ka një siguri më të madhe se dituria dhe vetëm injorantët mund të pohojnë me siguri se shkenca kurrë nuk do të jetë në gjendje ta zgjidhi këtë apo atë problem. – Ç. Darvin

#72. Për atë që nuk di, gjithçka është e mundur. – H. Viland

#73. Po të kish dashur çdo njeri të ishte i ditur aq sa donte të
ishte i bukur, nuk do të kish padituri në botë. -Thënie orientale

#74. Por ka gjithnjë një masë për të gjitha gjërat dhe të dish ta kapësh atë kur duhet është dija më e parë. – Pindari

#75. Praktika pa teorinë është si anija pa busull. – L. da Vinçi

#76. Që të mund të besosh fort, duhet të fillosh të dyshosh. -Thënie anonime

#77. Rrënjët e diturisë janë të hidhura, kurse frutat të ëmbla. -Thënie latine

#78. Sa më shumë lexoni pa u menduar, aq më tepër bindeni se dini shumë, kurse sa më shumë mendoni duke lexuar, aq më qartë e shihni se ende dini shumë pak. – Volteri

#79. Sa më tepër të thelloheni në dituri, aq më pak bëhemi
komunistë. – P. Lafarg

#80. Sado të përsosur të jenë krahët e një zogu, ato nuk do ta ngrejnë shpendin lart po nuk patën mbështetjen e ajrit. Faktet janë ajri i shkencëtarit. – I. Pavllov

#81. Skeptiku është si humbamenoja që kërkon të shohë me fener a ndriçojnë yjet. – P. Buast

#82. Shkenca bëhet me fakte, ashtu si bëhet një shtëpi me punë, por një grumbullim faktesh nuk është një shkencë, ashtu si një kapicë gurësh nuk është një shtëpi. – A. Puankare

#83. Shkenca duhet të jetë shërbëtore e njeriut. Sa më tepër ndikim të ketë ajo në jetë, aq më e rëndësishme është. Shkenca që nuk vihet në jetë është e denjë vetëm për skolastikët. – N. Çernishevski

#84. Shkenca është bamirësja e njerëzimit. – M. Bertelot

#85. Shkenca është një pemë shumëshekullore e palodhur e mendimit për t’i lidhur së bashku me anë të një sistemi gjithë dukuritë që e botës sonë që njihen. – A. Ajnshtajn

#86. Shkenca është për disa njerëz një hyjni e madhe qiellore. Po për më të shumtët nuk është veçse një lopë e mirë të cilën e mjelin. – F Shiler

#87. Shkenca ka për detyrë t’i sigurojë njeriut sundimin mbi
natyrën. – F Bekon

#88. Shkenca kërkon nga njeriu gjithë jetën e tij. Edhe po të kishit dy jetë, ato nuk do të mjaftonin. Shkenca kërkon nga njeriu tendosje të madhe dhe pasion të madh. – I. Pavllov

#89. Shkencëtarët nuk kanë të drejtë ta quajnë veten një tufë e zgjedhur, që nuk do të dijë për detyrat e jetës praktike. Duke qenë pjesëtarë të familjes së madhe të punonjësve, ata duhet të shqetësohen se si përdoren zbulimet e tyre. Ata duan që shkenca të vihet në shërbim të popullit. – F Zholio-Kyri

#90. Shkencëtari pa vepra është si pema pa kokrra. – Saadiu

#91. Shpërdorimi i gjuhës shkencore e kthen në shkencë fjalësh atë që duhet të jetë shkencë e fakteve. – Zh. Kondorse

#92. Shpëtimi i njeriut është shkenca. – Lukreci

#93. Shumë mendime që dukeshin të shkëlqyera, zbehen kur
dalin në dritën e qartë të shtypit. – P Buast

#94. Shumë pak njerëz e madje vetëm ata më të mirët, janë të aftë të thonë çiltër e thjeshtë: “nuk e di”. – D. Pisarev

#95. Të dimë që dimë, çka dimë dhe të mos dimë, çka nuk dimë
është dituri e vërtetë. – A. Toro

#96. Të tallesh me filozofinë do të thotë të filozofosh me të
vërtetë. – B. Paskal

#97. T’i biesh murit me kokë ende nuk do të thotë se e ke
studiuar murin. – M. Gorki

#98. Unë di një gjë, që s’di asgjë. – Sokrati

#99. Unë nuk e di se çfarë do të mendojnë pasardhësit për mua. Por unë e përfytyroj veten se kam qenë një djalë që luante në plazh, që gjente herë pas here një guralec më të lëmuar, një guaskë më të bukur, ndërsa oqeani i madh i të vërtetave e shpaloste përpara të fshehtën e vet. – I. Njuton

#100. Ushtoni, gjithmonë të ushtoni, o boriet e mendimit. – V Hygo

#101. Vërtet është shumë më e rrezikshme të blesh dituri se sa ushqim. – Platoni