FKS organizon garën “Kampionati i Kosovës”

FKS organizon garën “Kampionati i Kosovës”

Federata Skitare e Kosovës ka organizuar garat për të gjitha grupmoshat më datat 3 dhe 4 shkurt.

Sipas një njoftimi të FKS-së, mbahen garat “Kampionati i Kosovës në Sllallom (SL)” dhe “Kampionati i Kosovës në Sllallom të Madh (GS)”.

Këto kampionate zhvillohen në qendrën e skijimit Arxhena në Brod të Dragashit.