Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri sërish përballë Serbisë

Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri sërish përballë Serbisë

Shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka, Xherdan Shaqiri, Ardon Jashari e Andi Zeqiri, do të kenë tjetër përballje me Serbinë. Përveç Zvicrës e Serbisë do të jenë edhe Spanja dhe Danimarka.

Është tërhequr sot shorti për edicionin e ri të Ligës së Kombeve.

Liga A e Ligës së Kombeve është më interesantja nga të gjithë dhe ka grupe mjaft të forta.

E Zvicra do të përballet sërish me Serbinë.

Grupi 4

Spanja

Danimarka

Zvicra

Serbia

Ndeshjet e këtij edicioni në Ligën e Kombeve nisin në muajin shtator.