Kosova sonte mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve

Kosova sonte mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve

Kombëtarja e Kosovës sot me fillim nga ora 18:00 do t’i mësojë kundërshtarët për Ligën e Kombeve, Ligën C.

“Dardanët” ndodhen në ligën C meqenëse edicionin e kaluar përfunduan si pozitë e dytë prapa Greqisë.

Kosova do të jetë në një grup me tre kombëtare tjera, ku ka edhe emra të mëdhenj si Suedia, Rumania, Maqedonia e Veriut apo Sllovakia.

Plot 16 kombëtare janë ndarë në katër vazo, pra në një vazo ndodhen katër kombëtare.

Në vazon e parë ndodhen emrat si Rumania, Suedia, Armenia dhe Luksemburgu. Kosova ndodhet në vazon e dytë, me Azerbajxhanin, Bullgarinë dhe Ishujt Faroe (nuk mund të përballet me skuadrat që i ka në një vazo).

Në vazon e tretë, janë kombëtare ndoshta pak më të dobëta si Maqedonia e Veriut, Sllovakia, Irlanda Veriore dhe Qipro.

Kurse, në vazon e katërt janë Bjellorusia, Lituani/Gjibraltar, Estonia dhe Letonia.

Shorti do të tërhiqet në ora 18:00.