Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka postuar një video urimin për nder të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.
Në videon, e cila zgjat 1 minutë dhe disa sekonda, nuk shihet askund momenti i shpalljes se pavarësisë nga deputetët e Kuvendit të Kosovës.
Gjithashtu, në video ka shmangur edhe ish-kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka lexuar deklaratën e pavarësisë së Kosovës.
Derisa në video nuk ka futur momente shumë të rëndësishme, aty shihet edhe protesta studentore e vitit 1997, ku kishte marrë pjese edhe ai vet.