Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Kurti udhëton për në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar për në Mbretëri të Bashkuar. Ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor.

Në qëndrimin e tij njëditor atje, krahas takimeve me zyrtarë të institucioneve, ai do të marrë pjesë në panelin e diskutimit mbi sfidat e sigurisë me të cilat ballafaqohet Ballkani Perëndimor, të organizuar nga Instituti i Politikave ‘’Chatham House’’, njofton zyra për informim e Kryeministrit.

Ndryshe, sipas këtij Instituti, shqetësimet e sigurisë nuk janë të reja për popujt e Ballkanit Perëndimor. Është një rajon që ka përjetuar paqëndrueshmëri të vazhdueshme etnike, fetare dhe politike, si dhe cenueshmëri ndaj efekteve të luftës në Ukrainë.

Ndërsa këto vende kanë kaluar tranzicionin e tyre politik dhe ekonomik, rreziqet mbeten për qeveritë e tyre dhe Evropën./RTK