Kosova sërish përballet me Rumaninë, në Ligën e Kombeve

Kosova sërish përballet me Rumaninë, në Ligën e Kombeve

Në Paris u hodh shorti i Ligës së Kombeve për sezonin 2024/2025. Kombëtraja e Kosovës ishte në vazon e dytë dhe pas shortit mësoi kundërshtarët e radhës në Ligën e Kombeve. Kosova do të garojë në grupin e 2-të të Divizionit C. Përball Kosovës do të jenë kombëtaret e Rumanisë, Qipros dhe fituesin e sfidës Lituani/Gjibraltar.

Grupi 2

Rumani

Kosova

Qipro

Lituani/Gjibraltar

Kujtojmë se Liga e Kombeve do të zgjerohet me një raund të ri eliminues që do të luhet në mars 2025, duke krijuar kështu vazhdimësinë ndërmjet fazës së ligës që përfundon në nëntor dhe finaleve të luajtura në qershor. Garat e para do të zhvillohen më 5 dhe 10 shtator, ndërsa ato të fundit janë më 14 dhe 19 nëntor të këtij viti.